Loading...

RRETH NESH

Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD është regjistruar zyrtarisht në tetor të vitit 2003, me qëllim të mbështetjes, mbrojtjes, dhe avokimit për të drejtat e komunitetit LGBTI në Kosovë. Janë katër fusha kryesore ku CSGD është fokusuar për të vepruar:

1. Fuqizimi i komunitetit LGBTI në Kosovë.

2. Rritja e ndërgjegjësimit të Popullatës së përgjithshme për të drejtat e LGBTI.

3. Avokimi për të drejtat e LGBTI.

4. Parandalimi i HIV në mesin e BSB në Kosovë.

Që nga fillimi CSGD ka filluar punën me komunitetin LGBT duke krijuar qendrën drop-in si një mjedis të sigurtë, të ngrohtë dhe mikpritës, ku pjestarët e komunitetti mund të jenë vetëvetja. Që atëherë, mijëra persona LGBTI dhe përkrahës kanë vizituar qendrën.

Aktivitete të tjera janë realizuar gjatë viteve me qëllim të mbështetjes dhe fuqizimit të komunitetit. Aktivitet të cilat vlenë të përmenden janë: trajnime, punëtori, diskutime në grup, aktivitete të ndryshme sociale, pjesëmarrja në ngjarjet që ndodhin në rajon dhe më gjerë si parada, konferenca dhe seminare.

Duke filluar nga viti 2007, CSGD ka shënuar Ditën ndërkombëtare kundër homofobisë dhe transfobisë – IDAHOT, duke projektuar fushata të ndryshme publike përmes posterave, fletëpalosjeve të shpërndara në gazetat kryesore, duke marrë pjesë në shfaqje televizive, etj  Nga 2014, në bashkëpunim me organizata të tjera LGBTI në Kosovë, CSGD ishte pjesë e organizimit të Marshit që mbahet çdo vit më 17 maj.

Me mbështetjen e CSGD, në vitin 2007 është prodhuar dokumentari i parë “Përtej Ylberit”, i cili pasqyron jetën e LGBTI në Kosovë. Ky dokumentar u shfaq në Festivalin e Filmit në Sarajevë, në stacionet kombëtare televizive të Kosovës dhe në ngjarje të ndryshme LGBTI në rajon dhe Evropë.

Anëtarët e stafit të organizatës kanë fituar përvojë të qëndrueshme dhe njohuri të thellë në punën shumë vjeçare me çështjet e ndjeshme brenda komunitetit LGBTI, si dhe kanë krijuar përvojë duke punuar në kuadër të kornizës institucionale, duke krijuar një marrëdhënie të frytshme dhe profesionale me institucionet dhe komunitetin e donatorëve.

Aktivitetet e para të avokimit që CSGD ka ndërmarrë është konsultimet me grupin punues për hartimin e Ligjit Kundër Diskriminimit në vitin 2003. Ky ligj është miratuar në vitin 2004 dhe si bazë e mbrojtjur është përfshirë edhe orientimi seksual. Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi është ndryshuar në vitin 2015, ku identiteti gjinor gjithashtu është përfshirë si bazë e mbrojtur. Veprime të tjera të avokimit që janë me vlerë të përmenden janë bashkëpunimi i ngushtë me policinë në rastet e krimit të urrejtjes I bazuar në orientimin seksual apo identitetin gjinor, bashkëpunimi me Zyrën për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Kohët e fundit CSGD ka mbështetur teknikisht hartimin dhe finalizimin e Planit kombëtar të veprimit për dy vjet (Nëntor 2016 – Nëntor 2018) të Grupit këshilldhënës dhe koordinues në nivel kombëtar në Republikën e Kosovës për të drejtat e komunitetit LGBTI. Ky grup është themeluar me qëllim të krijimit të një uniteti, partneriteti dhe bashkëpunimi të rregullt mes institucioneve vendore dhe ndërkombëtare dhe Organizatave Jo-Qeveritare të cilat punojnë në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komunitetit LGBTI. Për më tepër, krijimi i këtij Grupi i shërben qëllimit të inicimit të aktiviteteve të përbashkëta për parandalimin dhe luftimin e diskriminimit të komunitetit LGBTI dhe ngritjen e vetëdijes për të drejtat e njeriut, me theks të veçantë për të drejtat e komunitetit LGBTI.

CSGD në bashkëpunim me Nismën e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS kanë kryer studimin dhe në nëntor të vitit 2013 kanë publikuar raportin “Liria dhe mbrojtja e lezbikeve, gejve, biseksualëve dhe transeksualëve në Kosovë”, i cili është dokumentimi i parë i shkeljes së të drejtave të njeriut të përjetuara nga komuniteti LGBTI në Kosovë si dhe njohurive dhe qëndrimeve të bartësve të detyrave. Ky studim ka përfshirë intervistat me personat LGBTI, me policë, prokurorë, gjyqtarë, avokatë, zyrtarë të të drejtave të njeriut në Qeverinë e Kosovës dhe profesionistë mjekësor.

CSGD ka arritur të krijojë bashkëpunim me organizata të ndryshme lokale dhe rajonale që punojnë në çështjet që kanë të bëjnë me Komunitetin LGBTI dhe të drejtat e njeriut në përgjithësi. CSGD është bërë pjesë e rrjetit të OJQ-ve dhe institucioneve të ndryshme rajonale dhe kombëtare që punojnë në fushën e të drejtave të njeriut dhe me komunitetin LGBTI siç janë: Asociacioni rajonal ERA “Asociacioni LGBTI për të drejta të barabarta për Ballkanin perëndimor dhe Turqi”, Koalicioni për të drejtat e barabarta për të gjithë – ERAC dhe anëtare e Grupit këshillëdhënës dhe koordinues për komunitetin LGBTI (Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit në Kosovë).

CSGD do të synojë të vazhdojë të zbatojë programin për parandalimin e HIV-it si një nga programet më të nevojshme nga ana e komunitetit LGBTI, duke kontribuar në mirëqenien e përgjithshme të përfituesve. Qëllimi afatgjatë i projektit të CSGD-së është të mbaj prevalencën e ulët të HIV-it në mesin e BSB në Kosovë.

 

 

Misioni i CSGD është që të zhvendos komunitetin LGBTI nga margjinat e shoqërisë kosovare, për të pasur ndikim në vendimet që prekin mirëqenien e këtij komuniteti në Kosovë.

The vision of the organisation is to empower the LGBT community as well as to improve their quality of life while decreasing discrimination, stigmatization and prejudices within the institutions and Kosovo society towards the LGBT community.  CSGD envisages a Kosovo society where all its members are respected and treated equally.

Tel:

038-728 417