Loading...

Hiv

-

CSGD zbaton programin për parandalimin e HIV-it që nga viti 2005 me fokus në burrat që kryejnë mardhënie seksuale me burra – BSB. Programi është një shumëllojshmëri  aktivitetesh të ndryshme si: punëtori, aktivitete në terren në shtatë (7) rajone në Kosovë, shpërndarje të kondomëve dhe lubrifikantëve, si dhe këshillim e  testim për HIV.

Qëllimi i këtij programi është që ta ruaj prevalencën e ulët të HIV-it në mesin e BSB  duke e rritur përdorimin e kondomit, duke e lehtësuar qasjen në materiale edukative dhe kondomë gratis në vende të përshtatshme për BSB; Të rris ndjenjën e vetëbesimit, të zhvillojë njohuritë dhe të kuptuarit e sjelljeve të rrezikshme, të ulë ndjenjën e izolimit  dhe përqindjen e raportimit të BSB që kanë probleme me depresion; Të rris numrin e personave të cilët e dinë statusin e tyre të HIV-it; Të ulë numrin e personave që raportojnë marrëdhënie anale të pambrojtura; Të ngritë kapacitetet e edukatorëve të terrenit për aktivitetet që i zhvillojnë në terren; T’u ofrojë mundësi klientëve për aktivitete të parandalimit të HIV-it të cilat promovojnë pranimin dhe ruajtjen e zvogëlimit të sjelljeve të rrezikshme; T’u ofrojë atyre mbështetje për sjellje të sigurta, largimin e miteve në lidhje me transmetimin e HIV-it, dhe zvogëlimin e rrezikut personal.

Në korrik të vitit 2006, CSGD në bashkëpunim të ngushtë me koordinatoren kombëtare të AIDS-it në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, ka themeluar Qendrën për Këshillim dhe testim vullnetar Brenda hapësirave të CSGD, e cila ka për qëllim që të jetë miqësore dhe e rehatshme për popullatën BSB. Kjo qendër është anonime dhe konfidenciale.

Nga viti 2005 deri në vitin 2010, programi për parandalimin e HIV-it është mbështetur nga Fondacioni i Partneritetit në Shëndetësi. Duke filluar nga viti 2009 e deri më tani, programi i HIV-it mbështetet plotësisht nga Fondi Global.

Deri në fund të vitit 2016 janë realizuar gjithsej 3,500 teste të HIV-it te përafërsisht 2,500 BSB. Përveç testeve të HIV-it, CSGD ka shpërndarë 260,000 kondomë dhe lubrifikantë dhe rreth 55,000 materiale të ndryshme informuese, edukative dhe të komunikimit (IEK) në shtatë (7) rajonet e Kosovës. Këto shërbime u janë ofruar rreth 4,500 personave BSB.

Hulumtimi i fundit i integruar biologjik dhe i sjelljeve (IBBS), i cili u zhvillua në vitin 2014, tregon se madhësia e popullsisë BSB në Kosovë është përafërsisht 25,000. Ky studim tregon se 70% e meshkujve kanë raportuar për përdorimin e kondomit në marrëdhëniet e fundit me një partner mashkull dhe 0.5% e BSB jetojnë me HIV. Megjithatë, hartimi programatik i cili u zhvillua në vitin 2016, tregon se rreth 6,500 BSB janë të përfshirë në mënyrë aktive në marrëdhënie seksuale me një partner mashkull.

 

 

Tel:

038-728 417