
CSGD mbajti “Kampin e të rinjëve për aktivizëm”
-
Përgjatë katër ditëve, CSGD mbajti “Kampin e të rinjëve për aktivizëm”. Pjesëmarrës nga komuna të ndryshme të Kosovës ndjekën trajnime dhe punëtori mbi tematikat e seksualitetit, gjinisë, ndërthueshmërisë, aktivizmin social dhe zhvillimin historik të lëvizjeve sociale.
Në ditën e parë, u diskutua mbi konceptet e seksualitetit dhe gjinisë ku pjesëmarrësit patën mundësi të mësojnë më shumë rreth terminologjisë LGBTIQ, studimeve mbi seksualitetin, rolet gjinore dhe të njoftohen me qasjen e ndërthueshmërisë dhe rëndësinë e saj në lëvizjet shoqërore (intersectionality).
Në fund pas punes nëpër grupe pjesëmarrësit i identifikuan çështjet/problematika me të cilat ballafaqohen personat LGBTIQ dhe si rezultat dulen 3 iniciativa të cilat do të përkrahen financiarisht nga ky program.
Ky kamp identifikoi të rinjë dhe te reja të jashtëzakonshëm/me nga disa komuna të Kosovës, të cilët/at me motivin dhe entuziasmin do të kontribojnë në aktivizmin e së ardhmes në lëvizjen LGBTIQ dhe jo vetëm.
Fatal error: Uncaught Error: Call to undefined function get_field() in /home1/csgdks/public_html/wp-content/themes/csgd/single-post.php:71
Stack trace:
#0 /home1/csgdks/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include()
#1 /home1/csgdks/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home1/csgdks/p...')
#2 /home1/csgdks/public_html/index.php(17): require('/home1/csgdks/p...')
#3 {main}
thrown in /home1/csgdks/public_html/wp-content/themes/csgd/single-post.php on line 71