Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) shpallë thirrje për aplikim për programin “Kampi i të rinjëve LGBTIQ+” që do të mbahet më 16-19 Maj 2023.
Ky program synon të fuqizojë dhe mbështesë personat LGBTIQ+ për të krijuar projekte të vogla që përqendrohen në dy fusha: a) ngritja e vetëdijes për çështjet LGBTIQ+ dhe b) ndërtimi i komunitetit/aktivizmi social. Kampi do të shërbente si një inkubator ku të rinjtë LGBTIQ+ do të inkurajohen dhe mentorohen për të organizuar dhe kryer iniciativa të vogla në lidhje me çështjet LGBTIQ+.
Programi do të zgjas katër ditë, ku gjatë këtyre ditëve, pjesëmarrësit do të ndjekin modulet rreth temave si: Seksualiteti, gjinia, aktivizmi social, zhvillimi i kampanjave, drejtësia sociale dhe avokimi si dhe zhvillimi i projekteve me bazë në komunitet. Gjatë programit, pjesëmarrësit do të identifikojnë çështje/problematika sociale të cilat ata do të dëshironin t’i adresojnë dhe pesë (5) nga këto iniciativa do të mbështeten nga CSGD.
💡Çka përfitoni nga ky program?
Ky program do të krijojë mundësi të reja në aspektin shoqëror, ku do të njiheni me të rinjë të tjerë nga Kosova që janë të interesuar të sjellin ndryshim social dhe në aspektin profesional do të zgjeroni njohuritë e juaja rreth temave të moduleve, të identifikoni problematikat sociale, të krijoni plane veprimi dhe të implementoni idetë në komunitetin e juaj.
👉Si të aplikoni?
Aplikimi është i hapur për të rinjtë e moshave 18-30 vjeç nga gjitha Komunat e Kosovës (shpenzimet mbulohen nga programi). Thirrja do të qëndrojë e hapur deri me 27 Prill 2023, dhe numri i pjesemarrësve është i limituar. Programi do të fillojë me 16-19 Maj 2023, jashtë Prishtinës.
Transporti, akomodimi dhe shpenzimet e tjera do të mbulohen nga programi.
✍️Për të aplikuar plotësoni formën më poshtë:
https://docs.google.com/…/1FAIpQLSf-jc2YYmD…/viewform
Inkurajojmë të gjithë të interesuarit/at të aplikojnë!
Ky program mbështetet financiarisht nga:
KCSF
Heinrich-Böll-Stiftung Belgrade
Embassy of Sweden in Pristina
Community Development Fund – CDF
#HumanRightivism