Vendimi ECHR225 (2021) i datës 13 Korrik 2021 i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut(GJEDNJ)

Date: 13 Korrik, 2021
Share:

Vendimi ECHR225 (2021) i datës 13 Korrik 2021 i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut
(GJEDNJ) që është publikuar sot i obligon shtetet që të ofrojnë kornizë ligjore që lejon
regjistrimin e martesave në mes të personave të seksit të njëjtë.

Në gjykimin e çështjes Fedotova dhe të tjerët kunder Rusisë, GJEDNJ ka konstatuar unanimisht
se ka pasur:

Shkelje të nenit 8 (e drejta për respektimin e jetës private dhe familjare) të Konventës
Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Çështja kishte të bënte me refuzimin e autoriteteve Ruse për të regjistruar martesën e një çifti
të seksit të njëjtë.

Gjykata konstatoi se Rusia kishte detyrim për të siguruar respektimin e jetës private dhe
familjare të aplikuesve duke siguruar një kornizë ligjore që do të njohë dhe mbrojë partneritetin
e tyre. Mungesa e çdo mundësie që të njihet legalisht partneriteti i çifteve të seksit të njëjtë ka
krijuar konflikt në mes të një realiteti shoqëror të ankuesve në njërën anë dhe ligjit në anën
tjetër. Gjykata hodhi poshtë argumentin e Qeverisë Ruse se interesimi i vogël personave LGBTI
për të krijuar familje dhe për t’u martuar arsyeton mungesën e mundësisë për çiftet e të njëjtit
seks për të zyrtarizuar marrëdhëniet e tyre. Gjykata arriti në përfundimin se, duke mohuar
njohjen zyrtare të statusit të tyre për çiftet e të njëjtit seks, autoritetet Ruse kishin shkuar
përtej diskrecionit (kufirit të vlerësimit) që gëzonin ata. Gjykata deklaroi se zgjedhja e formës
më të përshtatshme të regjistrimit të bashkësive të seksit të njëjtë mbetet në diskrecionin e
shtetit të paditur.

https://hudoc.echr.coe.int/eng-press#{%22itemid%22:[%22003-7078743-9570374%22]}