Themelimin e Grupit Punues për hartimin e protokolit klinik për Profilaksë para infektimit me HIV (Pre Exposure Prophylaxis – PrEP)

Date: 11 Gusht, 2022
Share:

Sot, nga Ministria e Shëndetësisë pranuam njoftimin zyrtar për themelimin e Grupit Punues për hartimin e protokolit klinik për Profilaksë para infektimit me HIV (Pre Exposure Prophylaxis – PrEP), grup ky i themeluar nga Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë.

Angazhimet që Kosova të ketë në dispozicion PrEP-in kanë filluar kohë më parë:

– Në vitin 2017, CSGD ka filluar aktivitetet avokuese me donatorë dhe MSH për të rregulluar çështjen e PrEP, që do të ofrohet falas nga MSH me fokus te popullata LGBTIQ+ si parandalim nga infektimi me HIV.

– Në vitet 2018-2019 janë bërë disa hulumtime dhe vlerësime të nevojave të personave LGBTIQ+ për shërbimet të cilat ofrohen dhe përveç nevojave të tjera, PrEP është një nga shërbimet e nevojshme e që duhet të rregullohet.

– që nga ajo kohë, CSGD ka pas takime të shumta me akterët relevant. Përveç me përfaqësues të MSH dhe Klinikës Infektive, CSGD ka koordinuar aktivitetet avokuese bashkë me Community Development Fund – CDF, Integra dhe Kosovo Association for People living with HIV AIDS

Falënderojmë të gjithë akterët të cilët kontribuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë për të mundësuar marrjen e PrEP për personat LGBTIQ+.