Shërbime të përshtatura për nevojat unike të komunitetit LGBTQ+, duke ofruar mbështetje, edukim dhe akses në burime për praktika seksuale të sigurta dhe të informuara, si dhe për kujdesin shëndetësor riprodhues.
CSGD është e përkushtuar për të ofruar shërbime shëndetësore të specifikuara për nevojat unike të individëve LGBTQI+, lehtësimin e aspektit të procedurës hormonale për personat transgjinorë, duke punuar ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë për të siguruar që ofrohet trajnim i drejtpërdrejtë dhe profesional për endokrinologët dhe që procesi i tranzicionit monitorohet.
Përmes programit të arritjes në terren, komuniteti ka akses në testimin e IST-ve përmes një njësie mobile. Kjo iniciativë siguron që individët LGBTQI+ të kenë mundësinë të aksesojnë shërbimet thelbësore të shëndetit seksual, duke përfshirë testimin e IST-ve dhe këshillimin, në një mënyrë diskrete dhe të aksesueshme në regjione të ndryshme të Kosovës
– Testim falas për IST
– Këshillim dhe parandalim për IST
– Aksesueshmëri përmes Njësisë Mobile në qytete të ndryshme
– Udhëzime për PrEP – TANI e disponueshme në Kosovë