Pas një periudhe të gjatë avokimi dhe angazhimi nga CSGD, që nga 12 Qershori 2024, PrEP (Profilaksia Parandaluese) po ofrohet falas në Klinikën Infektive të QKUK-së. PrEP është një trajtim parandalues që zvogëlon rrezikun e infektimit me HIV në rastet e ekspozimit ndaj virusit.
PrEP, një përparim i rëndësishëm në parandalimin e HIV, përfshin marrjen e një tablete ditore që është provuar të jetë shumë efektive në parandalimin e transmetimit të HIV. Ky trajtim është veçanërisht i rëndësishëm për individët me rrezik më të lartë ekspozimi ndaj HIV, si ata që kanë partnerë HIV-pozitivë, njerëzit që angazhohen në marrëdhënie të pambrojtura seksuale, ose ata që përdorin drogë me injektim. Disponueshmëria e PrEP falas është një hap i madh përpara në shëndetin publik dhe ofron një mjet thelbësor për zvogëlimin e infeksioneve të reja me HIV në Kosovë.
Përpjekjet e pandalshme të CSGD-së në avokim dhe partneriteti me ofruesit e kujdesit shëndetësor kanë bërë që kjo shërbim jetik të jetë i qasshëm për të gjithë ata që kanë nevojë për të. Duke ofruar PrEP falas, CSGD dhe komuniteti i kujdesit shëndetësor po marrin masa proaktive për të siguruar që të gjithë, pavarësisht nga situata e tyre financiare, të kenë akses në kujdesin parandalues thelbësor.
Nëse ju ose dikush që njihni ka nevojë për shërbime për PrEP, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni në +38349940945 ose na kontaktoni në rrjetet sociale për më shumë informacion dhe për të caktuar një takim.