REAGIM PËR MOSVOTIM TË PROJEKT KODIT CIVIL

Date: 16 Mars, 2022
Share:

I gëzohemi vendimit të kuvendit për të mos kaluar Kodin Civil në gjendjen aktuale për shkak se nuk garanton barazi në të drejtën në martesë. Poashtu, alternativa e ofruar në formën e partneritetit civil krijon paqartësi dhe nuk ofron zgjidhje për garantimin e të drejtës për jetë familjere të komuniteteve LGBTIQ+.

Megjithatë, Kodi Civil i dha shkas diskutimit të sotëm në parlament që vuri në pah pikëpamjet dhe retorikën diskriminuese, homofobe dhe nxitjes së urrejtjes. Të zhgënjyer me nivelin e diskutimit të kundërshtarëve të martesave të gjinisë së njëjtë, ju bëjmë thirrje partive politike të ndërmarrin masa që rrisin tolerancën dhe u përkujtojmë deputetëve obligimet kushtetuese per të siguruar barazi para ligjit për të gjithë.

Falënderojmë deputetët që dolën në përkrahje të martesave dhe avokuan për barazi.

I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që në versionin e radhës të Kodit Civil të evitojë mangësitë e kodit aktual dhe të mundësojë martesën për të gjithë.