Në shoqëritë homofobike/transfobike/bifobike, adresimi i pabarazisë dhe diskriminimit ndaj individëve LGBTQI+ mbetet një prioritet i lartë. CSGD është e përkushtuar për të promovuar pranimin dhe mirëkuptimin në mesin e publikut kosovar. Ne synojmë të rrisim ndërgjegjësimin për sfidat, diskriminimin që ndodh në shumë fusha dhe sulmet homofobike me të cilat përballen njerëzit LGBTQI+ çdo ditë në Kosovë. Qasja jonë përfshin rritjen e dukshmërisë dhe sfidimin e keqkuptimeve të zakonshme rreth orientimit seksual dhe identitetit gjinor.
Një sfidë e rëndësishme është mungesa e materialeve informative në gjuhën shqipe, e cila pengon edukimin publik dhe mundëson dezinformimin. Për të luftuar këtë, CSGD vazhdon të punojë ngushtë me institucionet publike, organizatat e shoqërisë civile dhe akademinë, duke krijuar partneritete të forta për të krijuar një shoqëri më përfshirëse. Ne gjithashtu fokusohemi në zgjerimin e përpjekjeve tona kërkimore për të adresuar çështje të rëndësishme për individët LGBTQI+ në Kosovë. Këto kërkime shërbejnë si një bazë për hartimin e programeve më të informuara dhe efektive, duke forcuar më tej advokimin dhe nismat për ngritjen e ndërgjegjësimit, si dhe duke rritur mirëkuptimin dhe pranimin në mesin e popullsisë së përgjithshme në lidhje me individët LGBTIQ+.