CSGD është intensivisht e fokusuar në rritjen e kapaciteteve të personave LGBTI për t’u organizuar si aktivistë për të advokuar për përmirësimin e mirëqenies së personave LGBTI. Kjo bëhet përmes një gamë të gjerë trajnimesh, punëtorish, diskutimesh në grup, aktiviteteve sociale dhe programeve të rrjetëzimit.
Qendra e takimeve është e hapur gjatë gjithë vitit për vizitorët nga komuniteti, të cilët mund të përdorin burimet e qendrës, duke përfshirë libra, kompjuterë dhe media të tjera për qëllime informimi. Konsultimi i drejtpërdrejtë me stafin e organizatës është gjithashtu i disponueshëm, si ndihma ligjore, seancat psikologjike në Prishtinë, Mitrovicë dhe Prizren, këshillimi dhe testimi për HIV. Nëse keni nevojë për ndonjë nga konsultimet e lartpërmendura, mund të na kontaktoni në mënyrë anonime këtu.