CSGD ka implementuar programin e parandalimit të HIV-it që nga viti 2005 me fokus te Burrat që Kryejnë Marrëdhënie Seksuale me Burra (MSM). Programi përfshin një sërë aktivitetesh të ndryshme si sesione punëtorish, aktivitete në terren në shtatë rajone të Kosovës, shpërndarje të prezervativëve dhe lubrifikantëve, këshillim dhe testim për HIV dhe PrEP.
Qëllimi i këtij programi është të ruhet prevalenca e ulët e HIV-it ndër MSM ndërsa të rritet përdorimi i prezervativëve; të lehtësohet qasja në prezervativë me kosto të ulët ose falas dhe materiale edukative në vende të përshtatshme për MSM. Të rritet ndjenja e vetëvlerësimit, të rritet njohja dhe kuptimi i sjelljeve të rrezikshme, të zvogëlohet ndjenja e izolimit dhe të ulet përqindja e MSM që raportojnë probleme me depresionin. Të rritet numri i burrave që e dinë statusin e tyre të HIV-it. Të ulet numri i burrave që raportojnë marrëdhënie anale të pambrojtura. Të rritet kapaciteti i edukatorëve në komunitet për të kryer aktivitete në terren dhe edukim. Të ofrohen mundësi për aktivitete parandalimi të HIV-it të fokusuara tek klientët për të promovuar miratimin dhe mbajtjen e sjelljeve që zvogëlojnë rrezikun e HIV-it. Të ofrohet mbështetje e përgjithshme për sjellje të sigurta, të zhbëhen mitet rreth transmetimit dhe të mbështeten përpjekjet për zvogëlimin e rrezikut personal.
Në korrik 2006, CSGD në bashkëpunim të ngushtë me Koordinatorin Kombëtar për AIDS brenda Ministrisë së Shëndetësisë, ka themeluar brenda ambienteve të saj Qendrën për Këshillim dhe Testim Vullnetar. Qendra e testimit të HIV-it është projektuar për të qenë e rehatshme dhe miqësore për popullatën MSM. Ajo është anonime dhe konfidenciale.