AVOKIMI

Në dritën e zhvillimeve të fundit në situatën e LGBTQI+ në Kosovë, objektivi kryesor mbetet të rriten përpjekjet për advokim që synojnë forcimin e kuadrit ligjor që ka të bëjë me të drejtat e individëve LGBTQI+ dhe sigurimin e zbatimit të tij efektiv në nivel lokal dhe kombëtar.

CSGD mbetet e përkushtuar për të advokuar për njohjen e të drejtave ligjore të individëve LGBTQI+ në Kosovë. Kjo përfshin bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e zbatimit të ligjit për të trajtuar rastet e krimeve të urrejtjes që kanë bazë orientimin seksual dhe identitetin gjinor.

Në të ardhmen, CSGD do të vazhdojë përpjekjet e saj bashkëpunuese me institucionet përkatëse, si Institucionet e Sundimit të Ligjit, Institucionet e të Drejtave të Njeriut, Zyra e Avokatit të Popullit, Zyra për Qeverisje të Mirë, Qendrat për Punë Sociale brenda komunave dhe organizatat e tjera të shoqërisë civile. Ky qasje kolektive synon të advokojë për një kuadër ligjor më përfshirës dhe zbatimin më të mirë të ligjeve dhe politikave. Fushat kyçe të fokusit përfshijnë çështje të ndryshme të të drejtave LGBTQI+, përfshirë qasjen në drejtësi, barazinë në martesë, njohjen ligjore të gjinisë, qasjen në shërbimet shëndetësore (p.sh. trajtimi i IST-ve, procesi i tranzicionit, shëndeti riprodhues), adresimin dhe monitorimin e rasteve të krimeve të urrejtjes që kanë bazë orientimin seksual dhe/ose identitetin gjinor.