Organizata të Shoqërisë Civile, Individë, dhe Aktiviste/ë, pro Rregullimit të Martesës mes Personave të Seksit të Njëjtë në Kodin Civil

Date: 21 Janar, 2022
Share:

Dje, më 20 janar 2022, mbi 60 organizata të shoqërisë civile, individë dhe aktiviste/ë i janë bashkangjitur procesit afatgjatë të avokimit për rregullimin e martesës për personat e seksit të njëjtë në Draft Kodin Civil.

Organizatat, individët dhe aktivistet/ët pjesëmarrës, në shenjë mbështetjeje të këtij procesi, dje nënshkruan letrën e cila ende po qarkullon për përkrahje dhe nënshkrime. E njejta, në ditët e ardhshme do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës, Deputetëve dhe Komisioneve Parlamentare, për rregullimin e martesës për personat e seksit të njëjtë në Projekt Kodin Civil.

Aktualisht, Draft Kodi Civil (https://md.rks-gov.net/…/5582524D-4557-43D6-A814…) nuk i ka përfshirë kërkesat për përdorimin e gjuhës neutrale në rregullimin e martesës, duke vazhduar trajtimin përjashtues ndaj komunitetit LGBTIQ+. Ftojmë të gjitha organizatat, individët dhe aktivistet/ët që punojnë dhe veprojnë për jetësimin e të drejtave të njeriut, pa përjashtime, që besojnë në parimet e barazisë, mosdiskriminimit, të drejtën për privatësi, të drejtën për krijimin e familjes, që t’i bashkohen organizatave dhe akzivisteve/ëve në përkrahje të letrës.

Për t’iu bashkangjitur listës përkrahëse mund të na konfirmoni me shkrim ne emailat: info@csgd-ks.org dhe info@cel-ks.org

Ky takim u mbajt duke respektuar masat mbrojtese kundrejt Covid-19.

Organizatat, aktivistet/ët dhe individët të cilat e kanë përkrahur letrën, deri me datë 1/21/2022 janë:

Qendra per Zhvillimin e Grupeve Shoqerore – CSGD
Qendra per Barazi dhe Liri – CEL Kosova
Rrjeti I Grave te Kosoves – RrGK
Civil Rights Defenders
Qendra Kosovare per Studime Gjinore – QKSGJ
Nisma e te rionjve per te drejtat e njeriut – YIHR KS
QIKA
New Social Initiative
Support Group Kosova
BIRN
ECMI Kosovo
JB Consluting
ISP Musine Kokalari
YMCA Movement
INTEGRA
Kosovar Youth Council
OJQ Qytetaret Aktive
KAPHA
Artpolis
Fondacioni Kosovar i Arkitektures
Instituti GAP
Voice of Roma, Ashkali and Egyptians – VORAE
Levizja FOL
Dylberizm
Community Development Fund – CDF
Labyrinth
HANDIKOS
Çohu
KIPRED
ATRC
Fondacioni17
INJECT
Fondi per te Drejten Humanitare Kosove
TOKA
Kosova – Women 4 Women
D4D
truAktiv
QIPS
Greta Avdyli, aktiviste
Medin Dauti, aktiviste
Paris Guri, aktivist
Nol Musa, aktivist
Leonida Molliqaj, aktiviste
Arnina Beqiri, aktiviste
Liridona Sijarina, aktiviste
Visar Ymeri
Anjesa Haziraj, aktivist
Trendeline Bucolli, aktivist
Rita Selimi, aktivist
Prof. Ass. Dr. Njomza Llullaku
Lirim Bajrami, aktivist
Arben Fejza, aktivist
Flutura Zymi, aktiviste
Jeta Berisha, aktiviste
Rina Kika, avokate
Fjolla Shaipi
Ajete Kërqeli, aktiviste
Nita Zeqiri, aktiviste
Dr. Vjollca Krasniqi, Profesoreshe, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtines
Agon Rexhepi, aktivist
Vjosa Hamiti
Adrian Morina, aktor
Arlinda Morina, regjisore
Mirishahe Syla – aktiviste