Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD në bashkëpunim me Zyren për Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit ka mbajtur Punëtorinë e tetë “Fuqizimi i strukturave për mbrojtje nga diskriminimi në nivel qendrorë dhe lokal”, me Zyrtarët të Burimeve Njerzore të Ministrive të linjës.
Qëllimi i punëtorisë ishte që të diskutohen nevojat dhe të drejtat e grupeve të ndjeshme, në veçanti personave LGBTI, mbledhja e të dhënave, zhvillimi i statistikave, vendosja e prioriteteve në planin e punës, njohje me terminologjitë dhe kornizën ligjore që ka të bëjë me të drejtat e personave LGBTI si dhe forcimin e koordinimit dhe bashkëpunimit të institucioneve me shoqërinë civile.
Community Development Fund – CDF
Embassy of Sweden in Pristina
#HumanRightivism