Pride Week 2023

I LOVE YOU AS YOU ARE

3- 8 QERSHOR 2024

Java e Krenarisë 2023 u organizua përmes slloganit “T’du qashtu qysh je” me synim kryesor të përçimit të një mesazhi mbështetës për të gjithë që janë duke u përballur me sfidat e stresit, ankthit, dhe depresionit që janë pasojë direkte e homofobisë dhe transfobisë  sistematike nga shteti, shoqëria, dhe familja. Me “T’du qashtu qysh je” kemi dashur t’ua rikujtojmë të gjithëve se nuk janë të vetëm. Dashuria, pranimi dhe ndërtimi i hapësirave të sigurta, përveç ndihmës profesionale është thelbësore për parandalimin dhe kalimin e sfidave të shëndetit mendor. 

Mirëqenia psikologjike dhe emocionale e personave LGBTIQ+ duhet të jetë prioritet i institucioneve dhe politikëbërjes sonë. Për këtë arsye, kjo Javë e Krenarisë ka shërbyer si rikujtim për ne dhe institucionet shtetërore që jetët e personave LGBTIQ+ janë të rëndësishme. 

Eventet

Koncerti i Prishtina Pride

June 8, 2024 7:00 pm Biblioteka Kombëtare

Parada e Krenarisë 2024

June 8, 2024 5:30 pm Sheshi Skënderbeu
Tubimi për Paradën e Krenarisë do të fillojë në orën 17:30 në Sheshin “Skënderbeu”. Parada do të përmbyllet me një koncert. *Eventi do të jetë i hapur për media.