Loading...

Vizita Studimore në Slloveni

-

Nga data 13 – 16 Qershor, Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD), në kuadër të programit “Angazhimi për Barazi – E4E”, program ky i realizuar nga organizata jo-qeveritare (CSGD), në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë /Zyra e Kryeministrit, ka organizuar një vizitë studimi në Lubjanë – Slloveni.

Vizita studimore  ka përfshirë një pjesëmarrje të akterëve kyç nga institucionet, njëherit anëtarë të Grupit Këshilldhënës dhe Koordinues për të Drejtat e Komunitetit (LGBTI), duke përfshirë nga një përfaqësues nga: Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit, (e cila kryen funksionin e sekretariatit të Grupit Këshilldhënës dhe Koordinues për të Drejtat e Komunitetit (LGBTI), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ,Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Shëndetsisë, Policia e Kosovës dhe Gjygjësori.

Gjatë vizitës zyrtare në Slloveni janë organizuar takime me z.Boshtjan Shefic Sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe stafin e tij mbështetës, me znj.Janja Krizman nga Drejtorati për Shëndet Publik-Ministria e Shëndetsisë, Drejtorin e Njësisë për Zhvillimin e Arsimit z.Alesh Ojstershek-Ministria e Arsimit shkencës dhe Sportit,me drejtorin e Drejtorisë për legjislacion në kuadër të Ministrisë së Drejtsisë ,me Avokatin e Kryesisë së Barazisë z.Bostjan Vernik Shetinc (mbrojtësi i parimit të barazisë –i njohur në BE si organ i barazisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tel:

038-728 417